Ka qenë një ditëlindje e veçantë për Marash Kumbullën, lojtarin e Romës, i cili të mërkurën e 8 shkurtit ka fikur 23 qirinj. Megjithatë këtë herë dhuratën më të madhe mbrojtësi shqiptar e ka bërë nuk e mori.
Kumbulla, falë bashkëpunimit me fondacionin “Save The Children”, u ka dhënë ndihmë 120 fëmijëve në Shqipëri, në vazhdimin e rrugëtimit të tyre në botën e arsimit. Fëmijët, frekuentues të një kopshti në Burrel, janë ndihmuar me material të ndryshme shkollore.
Një surprizë shumë e mirëpritur nga fëmijët, të cilët falënderuan me një video-mesazh lojtarin e tyre të preferuar. Kumbulla, shumë i lidhur me vendlindjen, donte të ndihmonte komunitetin e tij duke bërë një gjest fisnik. Gjithmonë i vëmendshëm dhe i ndjeshëm ndaj problemeve dhe vështirësive të fëmijëve në botë, Marashi nuk është i ri në këtë lloj veprimtarishë. Vitin e kaluar, lojtari i Romës u kishte dhuruar disa topa fëmijëve të “Save the Children” në Punto Luce Torre Maura. Një qendër e aftë për të ofruar veprimtari arsimore dhe ku të rinjtë nga periferitë e kryeqytetit të Italisë mund të studiojnë dhe kultivojnë talentet e tyre.