RTSH Sport Live

Kumbulla nuk e fsheh zhgënjimin: Na vjen keq

  • 12/10/2021
  • |
  • Kombëtarja
Kumbulla nuk e fsheh zhgënjimin: Na vjen keq
Mbrojtësi i Kombëtares ka folur për “Ëndërr Kuq e Zi” në RTSH

Një nga më të mirët në fushën e lojës për kuqezinjtë, duke mbajtur nën kontroll një lojtar si Levandovski. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, i cili nuke fsheh zhgënjimin për humbjen me Poloninë. Në një lidhje direkte me “Ëndërr Kuq e Zi” në RTSH, mbrojtësi kuqezi ka deklaruar: “Jam krenar për atë që bëmë në fushën e lojës. Na vjen keq për rezultatin. Dhamë 100% në fushë, jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët”.

“Çfarë mund të bënim më shumë? Mendoj se duhet të mbanim më shumë topin kur dilnim në sulm. Polonia është një skuadër e madhe dhe ne e treguam veten. Paraqitja ime? Të gjithë luajtën mirë, edhe Ismajli e Veseli. Për mua ka rëndësi ekipi, nuk di çfarë të them. Na vjen keq për humbjen, por jemi krenarë për atë që skuadra dha në fushëne lojës”.