RTSH Sport Live

Kumbulla pas shënimit të golit: Një emocion i pabesueshëm

  • 10/03/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Kumbulla pas shënimit të golit: Një emocion i pabesueshëm
Mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla, autor i golit të dytë të Romës në fitoren 2-0 përballë Sociedad

Marash Kumbulla flet për gazetarët në fund të ndeshjes Roma-Real Sociedad.

Një gol i veçantë, çfarë ndjeve?

“Ishte një emocion i papërshkrueshëm. Gjithmonë ka qenë qëllimi im të shënoj përballë tifogrupit ‘Curva Sud’, ishte i veçantë. Është gjithashtu e rëndësishme në funksion të ndeshjes së kthimit”.

Si e shpjegoni qëndrueshmërinë në mbrojtje të Romës?

“Kjo varet nga i gjithë ekipi. Sulmuesit japin një dorë të madhe dhe gjithashtu turma, është e pamundur të mos japësh gjithçka para këtyre tifozëve”.

Ju keni qenë i durueshëm dhe keni pritur momentin tuaj…

“Gjithmonë kam punuar shumë, edhe në stërvitje, duke pritur. Ky jam unë, me pikat e mia të forta dhe të dobëta, por gjithmonë jap gjithçka”.