RTSH Sport Live

Kumbulla protagonist në Europë, vulos fitoren e Romës

  • 09/03/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Kumbulla protagonist në Europë, vulos fitoren e Romës
Mbrojtësi kuqezi, autor i golit të dytë në fitoren 2-0 të verdhekuqve ndaj Sociedad

Roma buzëqesh në Europa League. Në ndeshjen e parë të 1/16-tës, skuadra e Mourinhos mundi 2-0 Real Sociedadin duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në turin tjetër. Në Olimpico, një provë e qartë dhe konkrete e verdhekuqve të Mourinho-s. Në pjesën e parë El Shaaraëy (13') zhbllokoi ndeshjen me një asistim perfekt të Abrahamit, më pas Kubo goditi shtyllën dhe Dybala e Pellegrini pothuajse dyfishuan epërsinë në disa raste.

Në pjesën e dytë, spanjollët tentuan të reagojnë, por italianët, që fillimisht rrezikuan me Belotin, arritën të dyfishojnë rezultatin me anë të Marash Kumbullës. Mbrojtësi kuqezi, i cili u aktivizua në vend të Llorente në fillim të pjesës së dytë, arriti të dërgojë topin në rrjetë me asistimin e Dybala nga një goditje këndi. Kështu Roma mposht Real Sociedadin dhe sheh çerekfinalen e Europa League.