RTSH Sport Live

Kumbulla: Tri pikë që na vendosin atje ku duam të jemi!

  • 18/12/2020
  • |
  • Kombëtarja
Kumbulla: Tri pikë që na vendosin atje ku duam të jemi!

Dje Marash Kumbulla u aktivizua në fushën e lojës si zëvenësues, duke ndryshuar rolet me Mancinin. Mbrojtësi i lindur në vitin 2000 hyri në pjesën e dytë në vend të ish-mbrojtësit të Atalantës, duke ndihmuar ekipin e tij të menaxhonte avantazhin e dyfishtë të fituar në pjesën e parë. Ish-mbrojtësi i Veronës gëzon momentin e Romës, e treta në renditje së bashku me Juventusin dhe shprehet në Instagram për tri pikët e rëndësishme: “Një fitore e rëndësishme, që na lejon të qëndrojmë në krye, atje ku duam të jemi. Forca Romë, le të vazhdojmë kështu! ”.