RTSH Sport Live

Kupa e Anglisë. Sot, Everton - M.United në RTSH Sport

  • 23/12/2020
  • |
  • Angli
Kupa e Anglisë. Sot,  Everton - M.United në RTSH Sport
Në orën 18.30 luhet Stoke - Tottenham dhe në orën 21.00 Everton – Manchester United

Kupa e Anglisë luan fazën çerekfinale. Një aktivitet që është ekskluzive e RTSH Sport po dhuron çdo ditë emocione të veçanta dhe surpriza. Pas kualifikimit të Manchester City-t ditën e martë në mbrëmje, dhe eleminimit surprizë të Neëcastle nga Brentford, sot është radha e dy sfidave të tjera. Fillimisht në fushë zbret Murinjo me Tottenhamin në orën 18.30 që përballet me Stoke City-n. ndonëse tashmë është pjesë e Championship, Stoke mbetet një ekip i vështirë për tu thyer. Tre ndeshjet e fundit nuk kanë pësuar asnjë gol dhe këtë shifër kërkojnë ta thyejnë londinezët. Pas dy humbjeve në Premier League, Murinjo do të kërkoj patjetër të kualifikojë Tottenhamin për në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë.

Mbrëmja i është rezervuar një përballjeje me “aromën” e Premier League. Në “Goodison Park” të Liverpulit, Evertoni pret Manchester United. Të dyja skuadrat e vlerësojnë shumë këtë kompeticion, duke ditur që mund të të coj tek trofeu i parë sezonal. Ançeloti ka ende të freskët humbjen në kampionat që pësoi nga “djajtë e kuq” në fillimin e nëntorit (1-3) pikërisht në këtë stadium, prandaj ka kërkuar nga ekipi i vet një impenjim shtesë. Nga ana tjetër Solskajer, vazhdon të ndiej presionin që Manchesteri është elminuar nga Champions League dhe nuk i lejohen gabime të tjera. Të dyja këto ndeshje transmetohen pa asnjë abonim apo kosto shtesë në kanalin sportiv të paketës digjitale të transmetusit public, RTSH Sport.