RTSH Sport Live

Kupa e Botës më e gjatë ndonjëherë: dy orë e gjysmë rikuperim në tri ditë

  • 24/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Kupa e Botës më e gjatë ndonjëherë: dy orë e gjysmë rikuperim në tri ditë
Nëse ka dy ose tre gola, është e lehtë të humbasësh 3, 4, 5 minuta vetëm për festimet

Dy orë e 25 minuta rikuperim 'zyrtar' (në fakt ishte më shumë, sepse gjyqtarët kanë qenë gjithmonë shumë të vëmendshëm edhe për 'rikuperimin') në tri ditët e para të Botërorit. Një sinjal shumë i qartë vjen nga Katari, vendosur nga FIFA për të “shmangur ndeshjet me kohë efektive 42/43 minuta”, siç shpjegohej nga Pierluigi Collina pak ditë para fillimit dhe tifozët, por mbi të gjitha lojtarët do duhet të mësohen me të.

Edhe ata(tifozwt) kishin pjeswn e tyre në tetë minutat e kohës së shtuar të lejuar në pjesën e dytë të Spanjës-Kosta Rika, ku spanjollwt kryesuan 7-0: “Dua të nënvizoj festën e një goli sepse është një moment i gëzim për një ekip, ndoshta jo për tjetrin. Por një festë mund të zgjasë një minutë, madje edhe një minutë e gjysmë. Pra, nëse ka dy ose tre gola, është e lehtë të humbasësh 3, 4, 5 minuta vetëm për festimet. Kjo duhet të merret parasysh dhe të kompensohet”, shpjegoi Collina.

Ndeshja Shtesa pj.1 Shtesa pj.2 TOT.
Qatar-Ecuador 5 5 10
Inghilterra-Iran 14 10 24
Senegal-Olanda 2 9 11
Stati Uniti-Galles 4 9 13
Argentina-Arabia Saudita 6 8 14
Danimarca-Tunisia 4 6 10
Messico-Polonia 2 7 9
Francia-Australia 6 7 13
Marocco-Croazia 2 6 8
Germania-Giappone 4 7 11
Spagna-Costa Rica 5 8 13
Belgio-Canada 5 5 10