RTSH Sport Live

Kupa e Gjermanisë: Haaland ndalet nga Var, por Dortmund fluturon në gjysmëfinale

  • 02/03/2021
  • |
  • Gjermani
Kupa e Gjermanisë: Haaland ndalet nga Var, por Dortmund fluturon në gjysmëfinale
Në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, Borussia Dortmund mundi Monchengladbach falë një goli nga Sancho

Dorussia Dortmund mundi Monchengladbach në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, falë një goli të Sancho njëzet minuta nga fundi, një sfidë e transmetuar nga RTSH Sport. Ndeshja, e ekuilibruar dhe plot mundësi shënimi, u vendos nga vendosmëria më e madhe sulmuese e lojtarëve të Terzic, të cilët, veçanërisht në pjesën e dytë, kërkuan rrugën drejt rrjetës me bindje më të madhe.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, me Lainer dhe Thuram të rrezikshëm për vendasit dhe Haaland dhe Reus për miqtë, në pjesën e dytë Dortmund ngre qendrën e gravitetit dhe gjen golin me të zakonshmin Haaland. Por, gjyqtari anulon pasi shqyrtoi imazhet në Var, duke dekretuar një faull.

Njëzet minuta nga fundi vjen goli i Dortmund: kundërsulm i përsosur nga Marco Reus, asistim për Sancho i cili mund të portierin Sippel me të majtën. Në finale, vendasit u përpoqën të bënin presion në mbrojtjen e Dortmund, që mbeti me dhjetë pas dëbimit të Dahoud, por më kot. Haaland fluturon në gjysmëfinale.