RTSH Sport Live

Kupa e Gjermanisë, Leipzig eliminon Dortmundin

  • 05/04/2023
  • |
  • Gjermani
Kupa e Gjermanisë, Leipzig eliminon Dortmundin
Plotësohet fotografia e gjysmëfinalistëve që bashkohen me Eintracht Frankfurt dhe Freiburg: përveç formacionit të Rose, kalon raundin edhe Shtutgarti

Leipzigu i Marco Rose ngre kokën, duke u rikthyer nga një periudhë krize të thellë dhe dy humbjeve radhazi në Bundesligë që komprometuan ecjen drejt një vendi në Champions League për sezonin e ardhshëm, pushton gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, duke mposhtur Borussia Dortmundin me rezultatin 2-0. Përcaktojnë sfidën goli hapës i Timo Ëerner dhe dyfishimi i Orban. Goditje që vlen dyfish, nisur nga eliminimi i Bayernit nga Freiburg, kundërshtari i radhës i bardhekuqve.

Fillim i mbarë për trajnerin e ri të Shtutgartit, Sebastian Hoeness, i cili mori detyrën nga i shkarkuari Bruno Labbadia vetëm të hënën. Fitore  1-0 ndaj Nuremberg falë golit të shënuar në finale nga Millot dhe fluturon kështu për në gjysmëfinale, ku do të shihet me Eintracht Frankfurt.