RTSH Sport Live

Kupa e Gjermanisë, Leipzig mposht Freiburgun dhe fluturon në finale

  • 02/05/2023
  • |
  • Gjermani
Kupa e Gjermanisë, Leipzig mposht Freiburgun dhe fluturon në finale
Skuadra e Rose ka mposhtur Grifo dhe shokët e tij 5-1, duke e zgjidhur çështjen që në pjesën e pare

Leipzig është finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Rose mposhti Freiburgun me rezultat 5-1 në shtëpi dhe tani është në pritje të fituesit të gjysmëfinales së dytë mes Shtutgartit dhe Eintracht. Ndeshje pa histori, e mbyllur tashmë në pjesën e parë dhe e drejtuar fuqishëm nga një-dy e Olmo dhe Henrichs në harkun e 60 sekondave.

Szoboszlai dhe Nkunku kompletuan “pokerin” para pushimit. Në pjesën e dytë, Leipzig mbeti në dhjetë për shkak të kartonit të kuq që mori Gvardiol, ndërsa Gregoritsch shënoi golin e flamurit dhe Szoboszlai që shënoi me penallti golin e dytë personal dhe plotësoi manitën.