RTSH Sport rikthen futbollin elitar evropian. Një prej ekskluziviteteve të kanalit sportiv të platformës digjitale të transmetuesit publik, Kupa e Gjermanisë luan sot dhe nesër raundin e dytë.
Në orën 20.45 në RTSH Sport luhet përballja Bajer Leverkusen – Frankfurt dhe duke qënë se formati i këtij aktiviteti është me një takim, të dyja ekipet do të luajnë gjithçka për të merituar kalimin në turin e tretë. Leverkusen është finalistja në fuqi e këtij kompeticioni dhe do kërkoj edhe një herë të shkoj në finale, por momenti që po kalon skuadra e “aspirinave” nuk është nga më të mirët.
Të besuarit e trajnerit Bosz, kanë tre ndeshje që nuk po gjejnë fitoren dhe e shikojnë ndeshjen e sotme si momentin e duhur për ta realizuar një gjë të tillë edhe pse kanë një kundërshtar që është gjithmonë problematik. Frankfurti duket se është zgjuar, duke fituar për herë të parë këtë sezon 3 ndeshje resht në Bundesligë. Tekniku Hutter ka deklaruar se nuk ka ndërmend të bëj asnjë rotacion në sfidën e sotme dhe Kupa është një prej objektivave sezonale, prandaj sot pritet një përballje e nxehtë në “BayArena”.