RTSH Sport Live

Kupa e Gjermanisë, sonte në RTSH Sport

  • 18/01/2022
  • |
  • Gjermani
Kupa e Gjermanisë, sonte në RTSH Sport
Luhen dy të parat, Këln - Hamburg (18:25), dhe Borusia Dortmund - St. Pauli (20:45)

Rikthehet spektakli dhe drithërima në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, teksa mesjava ofron plot 7 përballje që do të vijnë drejtpërdrejt në transmetuesit publik. Kupa e Spanjës, që njihet ndryshe si Kupa e Mbretit, Kupa e Gjermanisë, por edhe Kupa e Ligës Angleze do të ofrojnë të tjera emocione, teksa gjithçka ka hyrë tashmë në fazën më interesante. Gjithçka zë fill sonte, me përballjen e parë të vlefshme për turin e 16-shes së edicionit të 79-të të Kupës së Gjermanisë, midis Këlnit dhe Hamburgut, që do të vijë drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke nisur nga ora 18:25.

Ndërkaq, po të martën, por duke nisur nga ora 20:45, do të vijë po në RTSH Sport një tjetër takim i të vlefshëm për turin e 16-shes së Kupës së Gjermanisë, midis fitueses në fuqi të këtij trofeu, Borusias së Dortmundit, dhe St. Paulit. Veprimtaria e dytë e futbollit gjerman do të vazhdojë të jetë e pranishme edhe të mërkurën në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, teksa në kanalin RTSH 2 do të vijë drejtpërdrejt përballja Lajpcig - Hansa Rostok, që nis në ora 18:25.