RTSH Sport Live

Kupa e Italisë/Juve eliminon Lacion, në gjysmëfinale e pret Interi

  • 02/02/2023
  • |
  • Itali
Kupa e Italisë/Juve eliminon Lacion, në gjysmëfinale e pret Interi
Në “Allianz Stadium” vendosi një goditje me kokë e Bremer, në gjysmëfinale është sfidë e dyfishtë me zikaltërit

Juventus-Lazio 1-0, Bardhezinjtë, në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në çerekfinalen e luajtur në Allianz Stadium, skuadrës së Allegrit në minutën e 44-të i mjaftoi një goditje me kokë nga Bremer për të kaluar pengesën Lazio dhe për t'u futur në top katërshe ku do të përballet me Interin në gjysmëfinale. Për të peshuar në rezultatin përfundimtar, gabim i Maximiano i cili i hapi rrugën Bremerit për golin e fitores.

Duke lënë jashtë fushës peripecitë që po kushtëzojnë kampionatin, skuadra e Allegrit mbetet në garë për Kupën e Italisë, një objektiv i rëndësishëm me synimin drejt Europës dhe duke mposhtur bardhekaltërit dhe duke siguruar gjysmëfinalen e dyfishtë ndaj Interit.

Goli i Bremerit, pothuajse një simbol i rilindjes në një moment më se të komplikuar si për Juventusin ashtu edhe për mbrojtësin brazilian. Nga ana tjetër, ai që prek fundin është Maximiano: portieri i Sarrit, duke bërë një gabim, ka njollosur sërish sezonin e tij tashmë të vështirë.