RTSH Sport Live

Kupa e Italisë, Kumbulla “djeg” shansin e dhënë nga Mourinho

  • 02/02/2023
  • |
  • Itali
Kupa e Italisë, Kumbulla “djeg” shansin e dhënë nga Mourinho
Mbrojtësi gaboi në golin e parë, Roma eleminohet nga Cremonese

Mourinho zgjodhi të heqë dorë nga Dybala dhe Abraham, duke nisur me Belottin dhe Volpaton nga minuta e parë. Për tu përmendur ishte fakti se edhe Marash Kumbulla bënte pjesë në formacion, por që prezantimi i 22-vjeçarit ishte për tu harruar. Gjithçka nisi në minutën e 26-të të ndeshjes, kur mbrojtësi shqiptar bën një gabim të pafalshëm. Megjithëse e kishte topin në këmbë, lojtari humbet kontrollin e tij. Desers i rrëmben topin dhe më pas shkon krejt i vetëm përballë portierit, i cili detyrohet të shkaktojë penallti dhe më pas të kalojë në avantazh.

Një gabim i tillë rëndoi disi këmbët e futbollistit shqiptar i cili e kishte shumë të vështirë të rimerte veten nga ai gabim. Murinjo nuk priti shumë dhe me të filluar pjesa e dytë ndërhyn me zëvendësime. Kumbulla mbetet në dhomat e zhveshjes pas këtij gabimi, që në fund mban një peshë të madhe në eliminimin e Romës. Në përfundim të ndeshjes, mediat dhe portalet italiane nuk kanë treguar mëshirë për paraqitjen e Marash Kumbullës. Eurosport i ka vendosur notën 4 mbrojtësit, duke e cilësuar si të ngathët në aksionin e golit dhe se nuk ishte mbrojtja e tij. Tuttomercatoëeb e ka cilësuar paraqitjen e Kumbullës me notën 4.5, duke e konsideruar si një nga lojtarët që nuk dha asgjë në 45 minuta lojë.