RTSH Sport Live

Kupa e Italisë: Milani kalon në çerekfinale

  • 12/01/2021
  • |
  • Itali
Kupa e Italisë: Milani kalon në çerekfinale
Në San Siro u desh gjuajtja e penalltive që kuqezinjtë të mundnin Torinon, gaboi Rincon

Milani është skuadra e parë që kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi mundi Torinën 5-4 pas gjuajtjeve të penalltive, 120 minuta lojë u mbyllën në barazim 0-0

Pas një pjese të parë në të cilën Ibrahimovic e pa veten që nga minuta e parë, Milani i Piolit gati sa kaloi në epërsi disa herë në pjesën e dytë, duke goditur dy shtylla, fillimisht me Dalot dhe më pas me Calabria.

Pavarësisht rasteve të krijuara në 120 minuta lojë, për të dhënë verdiktin përfundimtarë, u desh gjuajtja e penalltive, ku kuqezinjtë, me saktësinë e tyre, arritën të sigurojnë kalimin për në turin tjetër. Për skuadrën e Torinos, nga pika e bardhë gaboi Rincon.