RTSH Sport Live

Kupa e Mbretit: Cornella-Barcelona, në RTSH Sport, ora 21.00

  • 21/01/2021
  • |
  • Spanjë
Kupa e Mbretit: Cornella-Barcelona, në RTSH Sport, ora 21.00
Cornella, skuadra që eliminoi Atletico Madrid, bëhet gati për sfidën me katalanasit

Kupa e Mbretit në ekranin e RTSH Sport, me sfidën e radhës, atë mes Cornella dhe Barcelona, e vlefshme për raundin e tretë. Një ngjeshje kalendari për katalanasit, që vijnë në Kupën e Mbretit pas disfatës në Superkunë e Spanjës kundër Bilbaos.

Skuadra e Koeman do të përballet me një kundërshtar, që mbërriti në këtë fazë duke eliminuar një emër të madh, siç është Atletico Madrid. Sfida bëhet akoma më interesante po të mendosh se do të luhet në një fushë me bar artificial.

Gjithçka për tu zbuluar në RTSH Sport, ora 21.00