RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë dhe Superiorja në analizën e Hysen Dedjës

  • 17/03/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Kupa e Shqipërisë dhe Superiorja në analizën e Hysen Dedjës
“Tirana shpallet kampione, Erzeni është surpriza e këtij edicioni”

Në mesjavë u zhvilluan ndeshjet e dyta të cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.  Tirana, Teuta,Egnatia dhe Vllaznia janë skuadrat që tashmë kanë kaluar në gjysmëfinale. Hysen Dedja, ish-trajner i shumë skuadrave në futbollin shqiptar ka analizuar fillimisht atë se cfare ndodhi në takimin mes Laçit dhe Egnatia-s.

“Egnatia është një surprizë e këndshme pasi kurrë më parë nuk ka qenë në nivelet ku është tani në dy kompeticione të ndryshme njëkohësisht. Mendoj se Egnatia këtë sezon pretendon për diçka me këtë nuk dua të ul vlerat e Laçit, i cili në vitet e fundit ka na përfaqësuar me dinjitet në Europë”, komentoi ish-trajneri.

Partizani-Vllaznia ishte takimi më i rëndësishëm ku dy skuadrat e këkruan kualifikimin me ngulm. Megjithatë sipas Hysen Dedja-s skuadra shkodrane e meritoi kualifikumin dhe e konsideron një nga pretëndët për të fituar këtë trofe.

“Në takimin e kthimit Vllaznia pati jo pak probleme në lojë, por nëse do të analizojmë të dy ndeshjet bashkë mund të themi me plot gojën se Vllaznia meritoi të shkonte në gjysëmfinale. Madje unë e rendis këtë ekip si pretendentin  kryesor për të fituar finalen. Në këtë përfundim dal pasi skuadra shkodrane ka një kontigjent ekselent lojtarësh”, pohoi Dedja.

Ky sezon ka shumë rivalitet sa i përket skuadrave që kërkojnë titullin kampion, por edhe të atyre që me patjetër duan të shpëtojnë sezonin. Megjithatë sipas Hysen Dedja-s Tirana ka një marsh më tepër për ta mbyllur sezonin si kampion

Erzeni- Kukësi mund të konsiderohet si sfida më e rëndësishme e javës së 26-të, takim që do të luhet ditën e shtunë. Një sfidë me shumë të panjohura, megjiahtë Dedja jep analizën e tij.

“Edhe pse në klasifikim Tiarana kryeson me pikë dhe me meritë të plotë, unë mendoj se pretendente për të ngritur çmimin në fund janë plot katër formacione.  Unë mendoj se në lojë për titullin kampion janë Tiaran, Partizani, Egnatia dhe Vllaznia. Me aq pikë sa janë në lojë pikët diferencë nuk janë asgjë. Aktualisht them se shanset më të mira për të fituar titullin i ka Tirana”, përfundoi Hysen Dedja në analizën e tij për mikrofonin e RTSH Sport.