RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë, Egnatia kualifikohet bindshëm në gjysëmfinale

  • 15/03/2023
  • |
  • Kupa e Shqipërisë
Kupa e Shqipërisë, Egnatia kualifikohet bindshëm në gjysëmfinale

Teuta-Egnatia do të jetë gjysëmfinalja e parë e Kupës të Shqipërisë për edicionin 2022-2023. Skuadra nga Rogozhina ka surprizuar ekipin e Laçit duke e mposhtur atë në Kurbin me rrezultatin e thellë 3-0.

Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova bëri një ndeshje të shkëlqyer duke mos e diskutuar në asnjë moment kualifikimin edhe pse në takimin e parë ekipet ishin ndarë në barazim 0-0. Ndërsa në sfidën e dytë, janë rrogozhinasit ata që arrijnë të shkojnë më tej me fitoren e marrë në stadiumin e kurbinasve.

Në fund të takimit, në deklaratat pas ndeshjes, trajneri i Laçit nënkuptoi se kjo mund të ishte ndeshja e fundit në drejtimin e kurbinasve. “Dola këtu për respekt, çfarë patë aty është ajo që shfaqi skuadra. Kanë vuajtur diçka tjetër, nuk ishte mungesë fati. Shpresoj që të ndryshojnë dhe të arrijnë atë që duhet. Ekipit i duhet diçka tjetër”, tha Mezani.

LAÇI 0-3 EGNATIA

20′ Velkoski (au.), 54′ Kasa, 66' Fernando