Basketbolli shqiptar tanimë është gati për finalet e Kupës së Shqipërisë, të cilat do të zhvillohen në këtë fundjavë. Për femra, më 21 janar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në ora 16:00 dhe 18:00, në raundin gjysmëfinal do të jenë përballë njëra-tjetrës Tirana Barleti Basket – Flamurtari dhe Partizani – Tirana. E finalja do të luhet më 22 janar në ora 17:00, ndërsa fusha e lojës do të përcaktohet nga fituesi i çiftit Tirana Barleti Basket – Flamurtari.
Ndërkohë për meshkuj, teksa në raundin gjysmëfinal janë kualifikuar Kamza Basket, Vllaznia, Teuta dhe Tirana, do të hidhet shorti në ora 11:00 të enjten në ambientet e Federatës Shqiptare të Basketbollit. Gjysmëfinalet do të luhen më 22 janar, kurse finalja më 23 janar. Fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj dhe femra janë Teuta dhe Flamurtari.