RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë, gati sfidat e kthimit

  • 10/10/2022
  • |
  • Kupa e Shqipërisë
Kupa e Shqipërisë, gati sfidat e kthimit
Vllaznia – Flamurtari dhe Oriku – Partizani ndeshjet më interesante të raundit të parë

Kupa e Shqipërisë luan ndeshjet e kthimit të turit të parë, ndërsa gjithçka nis këtë të martë me duelet e Bylisit ndaj Pogradecit dhe Tërbunit ndaj Lushnjës. Për Bylisin dhe Lushnjën janë vetëm ndeshje kalimtare, kjo dhe për shkak të fitoreve në takimet e para, 3-0 ballshiotët dhe 2-0 verdhejeshilët.

Të mërkurën vëmendja do të jetë në Shkodër, atje ku Vllaznia do të duhet të përmbysë Flamurtarin, apo Partizani, Orikun. Të tjerat cilësohen si ndeshje kontrolli në prag të kampionatit. Të paktën për Tiranën ndaj Veleçikut, Kastriotit ndaj Vorës, apo Dinamos ndaj Butrintit.

Po kështu dhe në grupin B ku Laçi, Kukësi, Teuta, Egnatia, Skënderbeu, Erzeni, Apolonia dhe Tomori thuajse i kanë të mbyllura llogaritë e tyre për kalimin e raundit. E vetmja ndeshje interesante mbetet Korabi – Besa, ndërsa në javën e pestë të Kategorisë së Parë, dueli mes tyre, që ka përfunduar 1-1, është mbyllur me probleme. Kështu Kupa e Shqipërisë në këto ndeshje të kthimit ofron pak surpriza.

KUPA E SHQIPËRISË, TURI I PARË

GRUPI A

E martë, 11 Tetor 2022

Bylis – Pogradeci           ora 14:00

Tërbuni – Lushnja                   ora 14:00

E mërkurë, 12 Tetor 2022

Tirana – Veleçiku          ora 14:00

Oriku – Partizani           ora 14:00

Vllaznia – Flamurtari     ora 14:00

Vora – Kastrioti            ora 14:00

Dinamo – Butrinti                   ora 12:00

Korabi – Besa                ora 14:00

 

GRUPI B

E mërkurë, 12 Tetor 2022

Laçi – Devolli                ora 14:00

Kukësi – Labëria            ora 14:00

Teuta – Luzi 2008                   ora 14:00

Egnatia – Shkumbini     ora 14:00

Skënderbeu – Maliqi      ora 14:00

Erzeni – Turbina            ora 14:00

Apolonia – Besëlidhja   ora 14:00

Tomori – Burreli            ora 14:00