RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti i gjysmëfinaleve

  • 02/04/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti i gjysmëfinaleve
Vllaznia përballet me Laçin në një finale të parakohshme, Teuta ndeshet me Skënderbeun

Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku të pranishëm ishin përfaqësues të klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Ekipet e kualifikuara deri në këtë fazë janë: Laçi, Teuta, Vllaznia dhe Skënderbeu. Shorti përcaktoi dy çiftet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

Vllaznia që vjen pas fitores ndaj Korabit do të presë Laçin në shtëpi. Nga ana tjetër, bregdetarët e Teutës shorti i përcaktoi përballë djemtë e Skënderbeut.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni, do të luhen më 14 prill, me tek ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhje.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Vllaznia-Laçi

Teuta-Skënderbeu