RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë, ja sfidat gjysmëfinale

  • 30/03/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Kupa e Shqipërisë, ja sfidat gjysmëfinale
Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2022-2023

Është hedhur sot paradite shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2022-2023, me praninë e katër ekipeve: Tirana, Teuta, Vllaznia dhe Egnatia. Shorteu u zhvilluar në ambjentet e stadiumit “Air Albania” ku të pranishëm ishin Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe dy çiftet gjymëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Vllaznia – Egnatia dhe Tirana– Teuta. Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 26 prill dhe 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Vllaznia – Egnatia (26 prill)/ Egnatia – Vllaznia (11 maj)

Tirana – Teuta (26 prill)/ Teuta – Tirana(11 maj)

FINALJA(01.06.2023)