Vllaznia kualifikohet në çerekfinalet e Kupës të Shqipërisë, aty ku e pret skuadra e Partizanit. Skuadra shkodrane nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Bylisit në “Loro Boriçi”, por rrezultati (2-0) që kishte arritur pak ditë më parë në Ballsh i lejon të kalojë për më tej.
Tension – Ndeshja ishte mjaft e tensionuar. Në pushimin mes pjesëve mbrojtësi i ballshiotëve, Vangjel Zguro, pati një përplasje me stolin e shkodranëve. U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën. Ndërkohë që në të 79’, Kaçorri morin karton të kuq duke lënë Bylisin në inferioritet numerik.
Golat – Sa i përket golave miqtë kaluan në avantazh falë Kaçorrit, i cili zhbllokoi shifrat vetëm tre minuta përpara se të linte fushën e lojës. Ndërsa për të rikthyer qetësinë në kampion shkodran mendoi Çoba, i cili barazoi shifrat pesë minuta nga fundi.
Grupi A
Dje
TIRANA 1-0 LUSHNJA
PARTIZANI 3-0 KORABI
KASTRIOTI 0-0 DINAMO
Sot
VLLAZNIA 1-1 BYLIS
Grupi B
Dje
LAÇI 2–0 TOMORI
KUKËSI 5–0 APOLONIA
EGNATIA 1–1 SKËNDERBEU
Sot
TEUTA 1-0 ERZENI
Çerekfinalet (1 Mars-15 Mars)
Grupi A
Kastrioti-Tirana
Vllaznia-Partizani
Grupi B
Laçi-Egnatia
Teuta-Kukësi