RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë: Laçi eliminon Partizanin, kualifikohet edhe Skënderbeu

  • 17/03/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kupa e Shqipërisë: Laçi eliminon Partizanin, kualifikohet edhe Skënderbeu
Kurbinasit kanë arritur në gjysmëfinale duke eliminuar të kuqtë pas gjuajtjeve të penalltive, ndërsa Skënderbeu mundi Dinamon 3-1

Laçi dhe Skënderbeu janë dy skuadrat e para që kanë arritur të presin biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në çerekfinale, ku gjithçka u diskutua në një ndeshje të vetme, kurbinasit kanë arritur të eliminojnë Partizanin pas gjuajtjeve të penalltive. 120 minuta lojë prodhuan një barazim 0-0, ndërkohë që nga pika e bardhë të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro kanë arritur të fitojnë me rezultatin 4-3. Për Partizanin gabuan nga pika e bardhë, Cara dhe Bardhi, ndërsa për Laçin gaboi Musta.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të luajtur në orën 13:00, Skënderbeu ka arritur të kalojë pengesën Dinamo duke marrë një fitore 3-1 në “Selman Stërmasi”. Korçarët në asnjë moment nuk e vunë në diskutim fitoren, ndërsa shënuan me Mensah 22′, Berishën 43′, Pusin 60′. Për Dinamon, goli i vetëm u shënua nga Ulber 63’.

KUPA E SHQIPËRISË

Çerekfinalet/Rezultatet

LAÇI-PARTIZANI 0-0(4-3 me penallti)

Penalltitë: Çinari gol, Shehu gol, Mala gol, Musta jo, Bardhi jo, Deliu gol, Cara jo, Ignjatoviç gol, Murataj gol, Mazrekaj gol

DINAMO-SKËNDERBEU 1-3

Golat: Uelber 63′ / Mensah 22′, Berisha 43′, Pusi 60′