RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste

  • 09/03/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Kupa e Shqipërisë, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste
Ndeshjet e para më 30 mars, ndërsa ato të kthimit më 13 prill.

Është hedhur sot në ambjentet e stadiumit “Air Albania” shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2021/2022. Partizani, Vllaznia, Teuta dhe Laci kanë mësuar fatin e mëtejshëm në këtë kompeticion. Kështu është vendosur nëpërmjet shortit që Partizani do të përballet me Vllazninë, ndërsa Laçi me Teutën, duke kompletuar kështu gjysmëfinalet.

Të kuqtë do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa ajo e kthimit do të luhet në Shkodër. Laçi do të udhëtojë drejt Durrësit për të zhvilluar ndeshjen e parë, teksa në takimin e kthimit do të presë në shtëpi Teutën. Ndeshjet e para do të luhen më 30 mars ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen më 13 prill.

Gjysmëfinalet:

Partizani-Vllaznia

Teuta-Laçi