RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë rikthen tifozët në stadium

  • 31/05/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kupa e Shqipërisë rikthen tifozët në stadium
Ministria lejon hyrjen e 1 mijë spektatorëve në ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu

15 muajt e stadiumeve të heshtura, pa zë, kanë marrë fund. Një vit e tre muaj pas mbylljes së dyerve të cdo kompleksi futbollistik në vend, Ministria e Shëndetësisë ka ndezur dritën jeshile për hapjen minimale të Arenës Kombëtare. Vetëm 1 mijë të pranishëm në finalen e Kupës, Skënderbeu-Vllaznia, pak por jo asgjë.

Vendimi është mnarrë vetëm pak orë përpara ndeshjes që do të luhet në orën 19:00 në stadiumin e kryeqytetit për të caktuar edhe trofeun e fundit sezonal. Një lëvizje e papritur nga ana e ministrisë, për të cilën FSHF nuk ka qenë në dijeni por është vënë menjëherë në lëvizje për të organizuar shitjen e bilertave për 1 mijë tifozët që pas mbylljes së gjatë, do të kenë mundësi të shëijojnë nga shkallët e stadiumit 22 mijë vendësh, sfidën mes shkodranëve dhe korcarëve.

“Duke parë kohën e limituar në dispozicion, FSHF njofton të dy klubet dhe tifozeritë respektive se biletat e ndeshjes mund ti sigurojnë pranë dyqanit të FSHF, në rrugën e “Elbasanit”, dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 14:30 si dhe online ne biletarinë e FSHF”, theksohet në një komunikatë të shkurtër  ku nënvizohet fakti se FSHF është vënë në dijeni vetëm gjatë orëve të mesditës.

Ky është vetëm hapi i parë i ministrisë për hapjen graduale të stadiumeve dhe sallave të sporteve në vendin tonë pasi shifrat e të infektuarve me COVID-19 janë ulur ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit.