RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë, zbulohen çerekfinalistet, Partizani dhe Kukësi s’kursehen

  • 02/02/2023
  • |
  • Kupa e Shqipërisë
Kupa e Shqipërisë, zbulohen çerekfinalistet, Partizani dhe Kukësi s’kursehen

Sot u luajtën 6 prej 8 ndeshjeve të vlefshme për një vend në çerekfinalet e kompeticionit futbollistik të dytë për nga rëndësia në vendin tonë. Në takimet e sotme nuk kishte surpriza pasi të gjitha skuadrat favorite edhe pse në shifra të ndryshme kaluan për më tej.

Me goleadë – Në duelet e sotme spikatën ndeshjet Kukësi-Apolonia dhe Partizani Korabi. Në “Kukës Arena” nuk pati surpriza. Vendasit dominuan me 5 gola Apoloninë, edhe pse rezultati i ndeshjes së parë përfundoi në një barazim pa gola. Për Kukësin autorët e golave ishin Peposhi (18'), Barbosa (49'), Domi (65', 82') dhe Berisha (68'). Ndeshje me gola ishte ajo e zhvilluar në Tiranë mes Partizanit dhe Korabit. Për vendasit shënuan Sota (37'), da Silva (43') dhe Hoti (62').

Me mund – Njëra nga ndeshjet më interesante ishte ajo e zhvilluar në Rogozhinë ku Egnatia vendase u befasua në minutën e katërt shtesë nga Skënderbeu. Ekipi mik gjeti avantazhin dhe ekuilibroi momentalisht shifrat (kishte humbur ndeshjen e parë 1-0). Por me të nisur pjesa e dytë ekipi i Egnatias qetësoi publikun duke barazuar takimin me anë të golit të Fernando Medeiros (56’).

Me autoritet – Në takimet e tjera spikatën edhe fitoret e Tiranës përballë Lushnjës dhe Laçit përballë Tomorit. Bardheblutë, të cilët kishin fituar ndeshjen e parë 3-0, gjetën golin e vetëm të takimit në të 58' falë Lushkjës. Ndërkohë që Laçi, pas fitores 3-1 të arritur në Berat, fitoi 2-1 përballë Tomorit në Kurbin.

Grupi A

TIRANA 1-0 LUSHNJA 

PARTIZANI 3-0 KORABI 

KASTRIOTI 0-0 DINAMO 

Nesër

13:00 VLLAZNIA-BYLIS 

Grupi B

LAÇI 2–0 TOMORI 

KUKËSI 5–0 APOLONIA 

EGNATIA 1–1 SKËNDERBEU 

Nesër

16:00 TEUTA-ERZENI 

Çerekfinalet

Grupi A

Kastrioti-Tirana

Vllaznia/Bylis-Partizani

Grupi B

Laçi-Egnatia

Teuta/Erzeni-Kukësi