RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë: Zbulohen çiftet e turit të dytë

  • 01/11/2020
  • |
  • Kupa e Shqipërisë
Kupa e Shqipërisë: Zbulohen çiftet e turit të dytë

Pas përfundimit të ndeshjeve të turit të parë, janë zbuluar çiftet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në Grupin A, Tirana do të presë në shtëpi Korabin, bie në sy përballja mes Teutës dhe Kastriotit. Laçi do të presë Egnatian, që në turin e parë eliminoi Besëlidhjen pas gjuajtjeve të 11-metërshave, koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Në Grupin B bie në sy përballja e Skënderbeut dhe Pogradecit. Partizani do të presë Apoloninë, ndërsa Kukësi do të përballet me Besën, që mposhti Lushnjën 1-0 në kohën shtesë në turin e parë. Edhe raundi i dytë do të zhvillohet me një takim dhe të gjitha sfidat do të luhen më 12 nëntor.

Ndeshjet e turit të dytë

Grupi A

Tirana-Korabi

Laçi- Egnatia

Teuta-Kastrioti

Bylisi-Dinamo

Grupi B

Kukësi-Besa

Skënderbeu-Pogradeci

Partizani-Apolonia

Vllaznia-Elbasani