Pasi ka mbyllur në mesjavë turin e 32-shes duke njohur edhe skuadrat që janë kualifikuar për më tej, Kupa e Spanjës, që njihet ndryshe si Kupa e Mbretit, ka hedhur të premten edhe shortin e turit të 16-shes. Siç dihet, disa prej përballjeve më të spikatur kanë ardhur drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ashtu siç do të vijojë edhe me turet në vijim.
Një nga të papriturat e këtij edicioni, Atletiko Baleares, do të përballet me Valencian, ndërsa Hirona do të sfidojë Rajo Vajekanon dhe Sporting Gihoni do të ndeshet me Kadizin. Ndërkaq, shorti ka vënën përballë Realit të Madridit skuadrën e Elçes, kurse një duel interesant midis dy skuadrave të tjera në nivelin më të lartë të kampionatit spanjoll të futbollit, Primera Ligës, është ai midis Real Sociedadi dhe Atletikos së Madridit.
Majorka përballet me Espanjolin, ndërsa padyshim dy prej çifteve më të spikatatura janë Real Betis-Sevilla dhe Atletik e Bilbaos- Barcelona and Mallorca ëill take on Espanyol. I mbiquajtur ndryshe si “El Gran Derbi” (Derbi i Madh), spikat padyshim beteja midis dy rivaleve të qytetit, Betisit dhe Seviljes, një sfidë që do të luhet në Stadiumin “Benito Vijamarin”.
Të dyja skuadrat po paraqiten mjaft mirë këtë sezon, me Seviljen që mban vendin e dytë, me 41 pikë, 5 më pak sesa Reali kryesues dhe me Betisin që mban vendin e 3-të, 8 pikë prapa rivales qytetëse. 6 prej sfidave do të luhen të shtunën e 15 janarit, ndërsa duelet Atletik Bilbao-Barcelona dhe Elçe-Real Madrid do të luhen të mërkurën e 19 janarit.