RTSH Sport Live

Kupa e Spanjës, ndërpritet Real Betis-Espanjol

  • 16/01/2022
  • |
  • Spanjë
Kupa e Spanjës, ndërpritet Real Betis-Espanjol
Takimi i sjellë drejtpërdrejt në RTSH Sport u mbyll pas vetëm 39 minutash lojë

Duhej të ishte një “El Gran Derbi”, pra një derbi i madh, beteja midis dy rivaleve të qytetit, Betisit dhe Seviljes, një sfidë që do të nisi të luhet në Stadiumin “Benito Vijamarin”, por nuk arriti të mbyllej. Madje janë luajtur vetëm 39 minuta nga ky takim i vlefshëm për turin e 16-shes së Kupës së Spanjës, që njihet ndryshe si Kupa e Mbretit dhe që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Në fakt, gjysmëora e parë e ndeshjes ka parë Real Betisin të bëjë një lojë më të mirë, duke e rrezikuar seriozisht portën e Seviljes, që është shpëtuar vetëm nga shtylla. Dhe përkundër rrjedhës së lojës, është Sevilja që ka gjetur e para rrugën e rrjetës në minutën e 36-të, me anë të Papu Gomezit.

Por vetëm 3 minuta më pas, Betisi barazon shifrat me një gol drejtpërdrejt nga goditja e këndit e Fekirit. Pikërisht pas këtij goli, futbollisti i Seviljes, Xhordan, është goditur nga një objekt në formë shtize të hedhur nga tifozeria vendase dhe gjyqtari de Burgos e ka ndërprerë për disa minuta ndeshjen. Dhe një orë e 20 minuta pas nisjes së takimit, ai është mbyllur dhe pritet tashmë të vendoset se çfarë do të ndodhë me fatin e tij.