Milani mundi Genoan 3-1 në kohën shtesë për t'u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Kuqezinjtë u detyruan të bëjnë përmbysje në San Siro ndaj ish-sulmuesit të tyre, Shevchenkos pas golit në minutën e 17-të të Ostigard. Barazimi në minutën e 74-të mban firmën e goditjes me kokë të Giroud-it, por ndodh në kohën shtesë, që kuqezinjtë kalojnë. Leao në minutën e 102-të surprizon portierin e Genoas, Semper. Më pas Saelemaekers kompleton 3-1 në minutën e 112-të. Kundërshtari I radhës do të jetë fituesi i çiftit Lazio-Udinese.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Fiorentina del triumfuese ndaj Napolit. Violët, që u barazuan në 96' në kohën e rregullores, arritën të fitojnë 5-2 në kohën shtesë. Ndeshje emocionuese: Mertens (44') i përgjigjet Vlahovic (41') në pjesën e parë, ndërkohë që Dragoëskit ndëshkohet me karton të kuq duke e lënë Napolin me 10 lojtarë. Në pjesën e dytë, avantazh i Biraghi (në 58') dhe e kuqe për Lozano dhe Ruiz, para barazimit të Petagna. Venuti, Piatek dhe Maleh nënshkruajnë suksesin e Fiorentinës.