RTSH Sport Live

Kupa në gjuhën e statistikave

  • 10/05/2023
  • |
  • Kupa e Shqipërisë
Kupa në gjuhën e statistikave
Egnatia e ka dominuar Vllazninë në kampionat, Teuta 9 pikë ndaj Tiranës

Kupa e Shqipërisë rikthen të mërkurën ën fushë 4 skuadrat e mbertura në garë për duelet e kthimit nga ku do të caktohet edhe finalistja e këtij sezoni. Egnatia kërkon finalen e parë në historinë e klubit, teksa do të presë në shtëpi ekipin e Vllaznisë, që vjen si fituese e dy edicioneve të fundit e Kupës së Shqipërisë.

Gjithçka është e hapur, teksa takimi i parë në Shkodër është mbyllur me rezultatin 1-1. Ndeshja është planifikuar të luhet në stadiumin ‘Egnatia Arena’ në Rrogozhinë në ora 14:00. Pak ditë më parë rrogozhinasit triumfuan 4-0 ndaj shkodranëve në Loro Boriçi. Në total dy skuadrat numërojnë 13 ndeshje me rrogozhinasit që në mënyrë surprizë kryesojnë me 5 fitore ndërsa 3 suksese i takojnë skuadrës shkodrane.

3 fitore dhe 1 barazim për Egnatian këtë sezon që ka marrë pothuajse maksimumin e pikëve ndaj kuqebluve, të cilët kanë shënuar vetëm 1 gol dhe kanë pësuar 9 të tillë në 5 ndeshjet e luajtura  mes kampionatit dhe kupës këtë sezon ndaj egnatias. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të këtij edicioni, Teuta do të kërkojë të bëjë mrekullinë ndaj Tiranës.

Bardheblutë fituan lehtësisht në takimin e parë ndaj durrsakëve me shifrat 3-0, me gola të Florent Hasanit, Bruno Lulajt dhe Regi Lushkjes. Sfida e dytë e kësaj faze është programuar të luhet në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, në ora 17:00.

Në kampionat gjatë këtij sezoni, Teuta numëron 3 fitore me 9 pikë në xhep ndaj bardhebluve të cilëve ui shkaktuan edhe një disfatë vetëm tre ditë më parë që mund të rezultojë fatale për ecurinë në kampionat. 9 gola ka shënuar Turana në portën e Teutës gjatë këtij sezoni dhe vetëm 5 durrsakët që gjithsesi tashmë mund të luajnë pa presionin e pikëve në kampionat dhe të shpenguar në kupë nuk nuk kanë cfarë të humbasin.