RTSH Sport Live

Kushtet atmosferike, shtyhet rifillimi i Kategorisë së Parë dhe të Dytë

  • 11/01/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kushtet atmosferike, shtyhet rifillimi i Kategorisë së Parë dhe të Dytë
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka marrë vendimin për shtyrjen e rifillimit të aktivitetit për shkak të problemeve të krijuara në infrastrukturë

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka dale me një njoftim zyrtar ku bën me dije se është vendosur shtyrja e rifillimit të aktivitetit në Kategorinë e Parë, por dhe në Kategorinë e Dytë. Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike të këtyre ditëve, që kanë krijuar problem në infrastrukturë.

Njoftimi i Komitetit Ekzekutiv:

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ditën e sotme shtyrjen e rifillimit të aktivitetit për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë krijuar problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

Vendimi qarkullues i KE-së i është komunikuar Sektorit të Garave në FSHF që menjëherë ka bërë njoftimin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për shtyjen e javës së ardhshme të aktivitetit.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe klubet do të njoftohen në një moment të dytë në lidhje me rifillimin e aktivitetit.