RTSH Sport Live

Kutinjo kthehet në Premier Ligë, firmos me Aston Vilën

  • 07/01/2022
  • |
  • Spanjë
Kutinjo kthehet në Premier Ligë, firmos me Aston Vilën
Braziliani nuk bënte pjesë në planet e Ksavit te Barcelona, gjen skuadër të re

Barcelona dhe Aston Vila kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Filipe Kutinjos në Angli deri në fund të këtij sezoni. Klubi katalanas liron kështu hapësirat financiare për blerjen e numrit nëntë shumë të kërkuar nga Ksavi, që vazhdon të këmbëngulë për marrjen e Alvaro Moratës. “Marrëveshja është arritur pas përfundimit të plotë të vizitave mjekësore dhe marrjes së lejes së punës për lojtarin.

Marrëveshja parashikon një opsion blerje dhe lojtari do të mbërrijë në Birmingam në 48 orët e ardhshme”, ka shkruar klubi anglez. Kështu Kutinjo rikthehet në Angli, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Liverpulit prej nga erdhi tek Barcelona. Aston Vila një shpresë për rikthimin cilësor të sulmuesit brazilian, që kërkon më së shumti të gjejë golin.