Trajneri i skuadrës së Laçit, Shpëtim Duro ka komentuar shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, të hedhur sot, ku të besuarit e tij do të përballen me Partizanin . Timonieri i skuadrës kurbinase është se nuk kishte asnjë preferencë për këtë fazë, pavarësisht nivelit që përfaqëson kundërshtari i radhës
“Sigurisht që Partizani është rival i forte. Por për momentin jemi të përqendruar te ndeshja në kampionat, kemi ende shumë kohë për të menduar për përballjen e Kupës. Shorti është fat, nuk ka preferenca. Ndeshja me një ekip të fortë ka avantazhin se nëse e eliminon, largon një kundërshtar. Kështu që do të vinte momenti, që nëse nuk do binte në çerekfinale, do të përballeshim në turin tjetër.”
“Nuk kisha ndonjë preferencë, madje nuk e dija tamam kur hidhej shorti dhe më thanë pas stërvitjes së sotme. Do të zhvillohet me një takim për situatën e pandemisë, është më se normale sepse nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë veprimtari europiane. Është normale që kjo veptrimari të jetë e reduktuar për numrin e ndeshjeve dhe kohës, duke parë edhe kushtet që po zhvillohet ky sezon”.
“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë me Partizanin në ndeshjen e parë në kampionat. Terreni i fushës është shumë i mirë, diçka pozitive për të dy ekipet, por nuk kemi ndonjë favor të madh sepse stadiumet janë pa tifozë, kështu që nuk shoh asnjë avantazh përveç terrenit të mirë, që avantazhon edhe Partizanin”, ka përfunduar Duro.