RTSH Sport Live

Laçi frymëzon Shqipërinë “europiane”

  • 22/07/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Laçi frymëzon Shqipërinë “europiane”
Shpëtim Duro mund Universitatea Kraiovën me një skuadër të “bukur”

Askush mos ta zgjojë nga gjumi, të gjithë po shijojnë ëndrrën e një nate të bkur vere. Laci nuk di dhe nuk do të ndalet. Kurbinasit siç tashmë e kanë bërë zakon, janë në mesin e rrugës për të kompletuar një tjetër kryevepër dhe nëse fillimi i mbarë është gjysma e punës, skuadra e Shpëtim Duros bëri një fillim fantastik ndaj Universitatea Crauiovas, duke regjistruar fitoren e vetme të 4 skuadrave shqiptare në garën europiane të Ligës së Konferencës.

Kurbinasit e bënë një gjë të tillë duke luajtur një ndeshje të hapur në “Elbasan Arena” ku trajneri kryeqytetas nuk ia kishte lënë asgjë rastësisë edhe pse me vibrime të forta në zemër pas një starti aspak optimist. Gabim pas gabimi me rrezikun për të pësuar gola tërësisht të evitueshem por fati i dha një dorë duke vendosur murin në zonën e Laçit që dalëngadalë nisi të merrte përmasat e fushës së Elbasanit dhe pas disa shkëndijave interesante, në të parin kundërsulm të rrezikshëm gjeti rrjetën.

 Aksion manuali, Zarubica e dërgoi në rrjetë topin e artë të Lushkjes. Pa frikë por të qartë në mendime dhe lëvizjet në fushë, kurbinasit ishin të kthjellët në çdo prekje të topit. Trajneri Duro ka ndërtuar fijet e një skuadre që e kontrollon sipas ideve të tij por Julian Shehu nuk arriti të finalizonte një tjetër aksion që mund ta kishte ngritur në qiellin e shtatë trajnerin kryeqytetas. Skuadër e pjekur që në asnjë moment nuk u tkurr në gjysmëfushë prej panikut duke i nxjerrë në pah anën e fortë të karakterit ekipit rumun. Mbrojtje zonale dhe këmbë të vendosura mirë në fushën e lojës.

Ato topa që u filtruan deri në zonën e Sherrit, u zotëruan nga portieri shkodran ndërsa mesfusha arriti të bënte një punë fantastike duke shtrënguar radhët në një ndeshje ku skuadra kurbinase ruajti rezultatin dhe nderin e shqiptarëve. Pas një jave një tjetër betejë në Rumani, por kjo skuadër frymëzon, dhe jo pak.