RTSH Sport Live

Laçi gjen fitoren e parë, 6 gola Teutës

  • 15/09/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Laçi gjen fitoren e parë, 6 gola Teutës
 Kurbinasit arritën një fitore 6-1 përballë bregdetarëve

Laçi ka arritur fitoren e parë në këtë sezon, 6-1 përballë Teutës në ndeshjen mbyllëse të javës së tretë të Superiores. Një ndeshje pa shumë histori, me skuadrën kurbinase dominuese gjatë gjithë 90 minutave, duke rrëmbyer një fitore me rezultat të thellë nën drejtimin e Skerdi Bejzades.

Sobowale 11’ dhe Ujka 27’ arritën të sigurojnë një avantazh të dyfishtë për skuadrën kurbinase në pjesën e parë. Ndërkohë, durrsakët në tenativat e tyre u ndalën nga traversa dhe shtylla, me protagonist Gjumsin dhe Gjatën. Në pjesën e dytë, me durrsakët në sulm në kërkim të golit, William 55', Bajramaj 61' dhe Ujka 79' përfituan nga hapësirat e krijuara dhe thelluan rezultatin në favor të kurbinasve.

Në fundin e takimit, Teuta shënoi golin e vetëm me Gjatën 90'+2, ndërsa për Laçin ka kohë për një gol të fundit, me Myrtajn 90'+4 që firmosi për 6-1, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide. Kështu Laçi gjen fitoren e parë dhe ngjitet në kuotën e 4 pikëve duke u pozicionuar në vendin e gjashtë. Teuta mbetet në vendin e parafundit me një pikë.  

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "abisSnE Superiore RENDITJA N. JAVA 3 Skuadra 1. Piket KF TIRANA 2. 7 KF SKENDERBEU EGHATIA 3. 6 KF EGNATIA 6 KF VLLAZNIA NIEAN 5. 5 KF PARTIZANI 6. KF LAÇI 7. FC DINAMO CITY 8. 3 KF ERZENI FUTBOLLIT ÛHIPTARE FEDERATA 9. 2 MEKEKI KF TEUTA 10. 1 FK KUKESI www.fshf.org"