RTSH Sport Live

Laçi humbet Nuabuezen në “finalen” e sezonit

  • 03/05/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Laçi humbet Nuabuezen në “finalen” e sezonit
Sulmuesi rikthehet në Amerikë pas problemeve shëndetësore

Laçi humbet sulmuesin kryesor Nuabueze kur mbeten edhe 5 jave nga fundi i sezonit. Lajmi u konfirmua nga trajneri, Shpëtim Duro në përfundim të sfidës që kurbinasit fituan 2-0 kundër Kukësit.

Mësohet se bomberi nigerian me nënshtetësi amerikane është rikthyer në Sh BA për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore, për të kryer ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm, pasi siç raportohet është prekur nga crregullimi i enëve të gjakut në kokë.

Së fundmi, 28 vjeçari i është nënshtruar edhe një operacioni të vështirë, ndërsa mëë heret në media është raportuar edhe për probleme kardiake.

Në këtë sezon Nuabueze u aktivizua me fanellën e Laçit në 15 takime në kampionat duke kontribuar edhe me 7 gola dhe 1 assist.

Largimi i sulmuesit kryesor te Laçit vjen si assist për rivalët, pasi pritet ta dobësojë  jo pak skuadrën e Duros në luftën për të siguruar miminalisht një vend në europë.

Edicionin e shkuar 2019-2020, Nuabueze u shpall golashënuesi më i mirë i Superligës me 24 gola të shënuar, duke fituar edhe Këpucën e Artë.