RTSH Sport Live

Laçi, Julian Shehu: Fitore në momentin e duhur

  • 25/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Laçi, Julian Shehu: Fitore në momentin e duhur
"Vinim pas dy rezultateve jo të mira dhe na duhej një fitore e tillë, shpresoj të na ndihmojë për ndeshjet në vazhdim"

Futbollisti i Laçit, Julian Shehu, i ftuar në emisionin Rubrika Sportive në RTSH Sport ka komentuar suksesin e arritur përballë Tiranës:

“Mendoj se ishte një fitore e merituar. Vinim pas dy rezultateve jot ë mira dhe na duhej një fitore e tillë, shpresoj të na ndihmojë për ndeshjet në vazhdim".

"Në dy ndeshjet e mëparshme nuk morëm atë që prisnim, ishim në pozicion të vështirë, por reaguam dhe arritëm të marrim tri pikë të rëndësishme. Kemi krijuar shumë, sidomos në pjesën e dytë, por shpërdoruam, ndoshta dhe terreni nuk ishte i përshtatshëm”.

“Në ndeshjet e mëparshme, na ka munguar edhe fati, nuk kemi marrë atë që kemi dëshiruar. Por tani të shpresojmë të marrim më të mirën në ndeshjet në vazhdim”.

“Nuabueze? Ka pasur problem fizike, edhe tani nuk është në formën e tij më të mirë, por prania e tij në fushën e lojës na ndihmon”.

“Mazrekaj? Cilësitë e tij dihen, pasi i kemi njour edhe më përpara. Ka ardhur në një formë të mirë dhe po na ndihmon”.

"Barazimi i Teutës na shkon për shtat edhe neve, pasi do të ndeshemi me ta javës tjetër. Nëse do fitonin, atëherë do vinin me moralin më të lartë".

“Ndeshja më e rëndësishme është ajo e radhës, me Teutën, do japim maksimumin për të marrë tri pikët, kjo nuk diskutohet. Sigurisht që do të përballemi edhe me Vllazninë, një kundërshtar i fortë, që është me meritë aty ku është, por ne mendojmë për ndeshjen e radhës, ajo është më e rëndësishmja”.