RTSH Sport Live

Laçi, Naim Halilaj: Jam optimist, besoj te titulli

  • 06/12/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Laçi, Naim Halilaj: Jam optimist, besoj te titulli
Naim Halilaj, drejtori sportiv i Laçit në studion e “Rubrika Sportive” në RTSH Sport

Laçi është rikthyer. Fitorja 5-0 në javën e 11-të të Abissnet Superiore përballë Dinamos tregoi se kurbinasit e kanë lënë pas krahëve atë periudhë të vështirë të javëve të para, ku mungonte loja dhe rezultatet. Ardhja e trajnerit Mirel Josa ka dhënë qetësinë e duhur, relaksimin e skuadrës. Tashmë situate ka ndryshuar dhe skuadra pretendon maksimumin, këtë e konfirmon drejtori sportive i skuadrës, Naim Halilaj i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika sportive në RTSH Sport.

“Fitorja 5-0 ndaj Dinamos? Po të më thoshte dikush para ndeshjes, nuk do e besoja. Dinamo nuk është se ka ekip të keq, por ne bëmë shumë presion në mesfushë nuk lejuam hapësira. Presidenti? Ka dëshirë që të luhet dhe të fitohet, nuk i intereson se me çfarë rezultati”

“Në fillim, në Europë ishim mirë, menduam se do vazhdonim në atë rrugë, por dështuam në pesë javët e para në kampionat. Më pas erdhën dhe ndryshimet.  Duhet të kuptojmë se trajnerin e mbajnë rezultatet. Me ardhjen e Josës situata ndryshoi, është më i qetë, më relaksues. Nga porta deri te sulmi mund të them se lojtarët i kemi shumë të mire”.

“Objektivat? Bëj pjesë te ata njerëz që besoj te fitimi i titullit kampion. Partizani? Ka një ekip të mirë dhe e shikoj si një pretendent për titull. Mendoj se gjashtë ekipet e para janë pretendentë për titull”.