RTSH Sport Live

Laçi "pa" trajner… Edhe Mema kandidat

  • 27/11/2020
  • |
  • Abissnet Superiore
Laçi "pa" trajner… Edhe Mema kandidat
Ardi Mema mund të jetë një prej emrave "surprizë" të presidentit Laska

Armando Cungu nuk është më trajner i Laçit. Humbja e fundit ndaj Kukësit duket se ka ndarë rrugët e shkodranit dhe skuadrës kurbinase, edhe pse aventura e Cungut në stolin e Laçit mund të quhet e suksesshme. Në kampin kurbinas nuk duan të nxitojnë për trajnerin e radhës dhe këtë javë ekipin do ta drejtoj Stavri Nica një prej trajnerëve të moshave të Laçit. Nica ka qënë disa herë trajner i parë i Laçit. Por gjatë këtyre ditëve janë lakuar shumë emra si kandidatura për tu ulur në stolin e Lacit. Emri më i fundit është edhe Ard Mema. Ish-trajneri i Tiranës shihet me një sy të mirë në Laç dhe nuk është çudi që presidenti Laska të zgjedh pikërisht atë si trajner. Edhe pse më shumë po lakohet Shpëtim Duro, Laska ka treguar që bën surpriza në përzgjedhjet e tij. Laçi këtë sezon ka kryer një merkato “të zhurmshme” duke sjellë shumë lojtarë cilësorë dhe prandaj pritshmëritë e presidentit janë më të mëdha se sezonet e tjera.