RTSH Sport Live

Laçi përmbys Vllazninë, fitorja e dytë radhazi

  • 19/09/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Laçi përmbys Vllazninë, fitorja e dytë radhazi
Kurbinasit kanë triumfuar me rezultatin 2-1 përballë kuqebluve

E nisi sezonin me një barazim ndaj Erzenit dhe një me Partizanin, por pas javës së katërt e shikon veten në grupin e skuadrave të kreut. Bëhet fjalë për skuadrën e Laçit, që nën drejtimin e trajnerit Bejzade ka siguruar fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur Vllazninë me përmbysjë, 2-1 në këtë javë të katërt të Superiores.

Një sfidë që nisi mirë për skuadrën e Vllaznisë në fakt, e cila arriti të gjejë rrugën e rrjetës që në minutën e 3-të me anë të Boshnjakut, që arriti të mposhtë portierin Dajsinani me një gjuajtje me kokë. Kurbinasit nga ana e tyre rritën ritmin e lojës me kalimin e minutave dhe në fundin e pjesës së parë barazuan me anë të Soboëale.

Edhe në pjesën e dytë vendasit u shfaqën më kërkues dhe në minutën e 82-të arritën të shënojnë dhe golin e fitores me të riun Tresa, i cili erdhi nga stoli për të siguruar tri pikët. Me këtë fitore Laçi ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e pestë me 5 pikë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "/abissnet Superiore JAVA 4 REZULTATET K.F.VLLAZNIA LLAZNIA 1920 KFLAÇI 2-1 KFVLLAZNIA KF TEUTA PARTIZANI 1-0 KF SKENDERBEU KFPARTIZANI 1-1 KF EGNATIA EGNATIA FK KUKESI ERZE 1-2 KF TIRANA 1931 KF ERZENI 2-1 DINAMO FC DINAMO CITY CITY FSHF FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "abIsSNE bIss Superiore RENDITJA N. JAVA 4 Skuadra 1. Piket KF TIRANA 2. 10 KF LAÇI EGNATIA 3. 7 KF EGNATIA 7 KF SKENDERBEU 5. 6 KF VLLAZNIA 6. 5 KF PARTIZANI 7. 5 KF ERZENI 8. 5 KF TEUTA FUTBOLLIT ÛHQIPTAE FEDERATA 9. FC DINAMO CITY 10. 10 3 FK KUKESI www.fshf.org"