RTSH Sport Live

Laçi, portieri Sherri: Fituam, por nuk ishte e lehtë

  • 03/05/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Laçi, portieri Sherri: Fituam, por nuk ishte e lehtë
Portieri i Laçit, Alen Sheri i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH

“Fitorja erdhinë momentin e duhur, për shkak se kishim një moment jo të rezultateve, por dhe për ecurinë e rivalëve tanë”. Portieri i Laçit, Alen Sherri ka analizuar fitoren më të fundit të kurbinasve,2-0 përballë Kukësit, në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH. “Ndeshja me Kukësin nuk ishte e lehtë, ashtu si çdo ndeshje tjetër në këtë sezon. Kishim nevojë për këtë fitore, erdhi në momentin e duhur, por edhe rezultatet që dhuruan rivalët tanë e bënë edhe më të bukur".

“Barazimi në Loro Boriçi? E kisha menduar edhe më parë se mund të dilte barazim, duke marrë në konsideratë forcën që përfaqësojnë dy skuadrat. Një rezultat i tillë na shkoi për shtat edhe ne. Vllaznia është një skuadër e frikshme dhe këtë e ka treguar që nga fillimi i sezonit”.

“Kemi patur shumë mungesa, na kanë penalizuar gjatë gjithë kampionatit. Edhe ndeshjet kanë qënë të vështira së fundmi. Por e rëndësishme ëhstë që u rikthyem tek fitorja. Kukësi ka një sulm shumë të mirë. E nisëm me katër mbrojtësa dhe nuk është se na shkoi shumë mirë. Në pjesën e dytë u vendosëm me pesë, duke eliminuar rastet e kundërshtarit. Jemi munduar që në bazë të kundërshtarit të ndërtojmë dhe formacionin”.

“Llogaritë? Çdo ndeshje është e luftuar, duhet të luftojmë që të marrim pikët në ndeshjet e radhës dhe nuk do të jetë e lehtë. Kampionati është ngjeshur shumë, sin ë fillim ashtu dhe në fund, nuk ka ndeshje të lehta. Paraqitja ime? Mendoj se nuk kam qenë aty ku kam menduar të jem, nuk jam shumë i kënaqur”.