RTSH Sport Live

Laçi-Teuta mbyll javën e 3-të të Superiores

  • 15/09/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Laçi-Teuta mbyll javën e 3-të të Superiores

Java e tretë e “Abissnet Superiore” ul sot siparin me ndeshjen mes Laçit dhe Teutës (16:00). Vendasit janë ende në kërkim të fitores të parë në kampionat pasi në dy takimet e para kanë grumbulluar vetëm 1 pikë. Të besuarit e Bejzades kanë barazuar me Erzenin dhe janë mposhtur nga Partizani.

Ndërsa në kërkim të fitores të parë është gjithashtu edhe Teuta e Diego Longos. Në këtë sfidë italianit i vihet në dispozicion edhe ish-sulmuesi i Tiranës, Aldi Gjumsi, i cili e ka shlyer tashmë pezullimin e marrë vjet ndaj Bylisit me fanellën bardheblu.

Duhet thënë se Laçi është si mace e zezë për durrsakët, pasi në sezonin e shkuar bardhezinjtë u kanë marrë plot 12 pikë në 4 ndeshje durrsakëve.