RTSH Sport Live

Lacio, e ardhmja e Strakoshës në udhëkryq

  • 04/12/2021
  • |
  • Kombëtarja
Lacio, e ardhmja e Strakoshës në udhëkryq
Portieri nuk do të rinovojë, kontrata me klubin i skadon në qershor të vitit 2022

Thomas Strakosha dhe Lacio janë më larg se kurrë. Situata e portierit të kombëtares shqiptare nuk është aspak e mirë. Prej kohësh jashtë formacionit, mësohet se 26-vjecari nuk do të rinovojë më kontratën që i skadon në qershor të vitit 2022. Palët kanë dështuar në të gjitha tentativat për të gjetur një akord, ndërsa tashmë klubi lacial do të kërkojë një blerës në muajin janar, për të mos e humbur portierin me parametro zero.

 Portieri ka disa admirues, duke përfshirë edhe Newcastle-n. ipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, te Lazio kanë filluar për të gjetur zëvendësuesin e shqiptarit dhe përvec sugjerimit të Kepa Arrizabalagës të Chelseat, është hapur rrugë edhe te një pistë e re që të dërgon te Neto, aktualisht portier i dytë te Barcelona.