RTSH Sport Live

Lacio e Juve nuk gabojnë, kualifikohen në çerekfinale

  • 19/01/2022
  • |
  • Itali
Lacio e Juve nuk gabojnë, kualifikohen në çerekfinale
Cuadrado, Rugani, Dybala dhe Morata firmosën fitoren bardhezi, Imobile nderon Lacion në shtesë

Juventusi mundi 4-1 Sampdorian për t'u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Lojë pa histori në Stadium me bardhezinjtë në avantazh në minutën e 25-të me një goditje dënimi të Cuadrado të devijuar nga Bereszynski. Pas disa ndërhyrjeve vendimtare të Falcone, Juventusi thelloi rezultatin në pjesën e dytë: Rugani dyfishoi me kokë në minutën e 52-të, para golit të Dybala në minutën e 67-të dhe Morata-s nga penalltia në minutën e 77-të. Në mes diagonalja fituese e Contit për Sampdorian.

Në sfidën tjetër, Lazio mundi 1-0 Udinese-n pas kohës shtesë dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Italisë ku do të gjejë Milanin. Ndeshja jo në nivelin e duhur ajo e Olimpico-s, e vendosur nga goli i Ciro Immobile në 1' të kohës së dytë shtesë, i realizuar në kufijtë e pozicionit jashtë loje në një gjuajtje të Cataldi.