RTSH Sport Live

Lacio gjobitet, Lotito dënohetme 7 muaj

  • 26/03/2021
  • |
  • Itali
Lacio gjobitet, Lotito dënohetme 7 muaj
Një vit skualifikim për mjekët e ekipit Pulcini dhe Rodia, nuk ka penalitet në klasifikimin e skuadrës

Dënimi për rastin e tamponëve ku është e përfshirë skuadra e Lacios, ka mbërritur. I akuzuar nga  FIGC, për mosrespektim të protokolleve anti-Covid, Gjykata Federale dënoi presidentin Claudio Lotito me 7 muaj pezullim dhe mjekët Ivo Pulcini dhe Fabio Rodia për 12 muaj. Asnjë penalitet në renditje për klubin, i cili do të duhet të paguajë një gjobë prej 150,000 euro.

Akuza u bazua në dështimin me protokollet anti-Covid dhe në veçanti në dështimin për të komunikuar me ASL kompetent dhe izolimin e lojtarëve pozitivë. Lazio, Lotito, Pulcini dhe Rodia ishin raportuar se nuk kishin bërë të ditur për autoritetet kompetente pozitivitetin ndaj tamponëve të Uefa për 8 lojtarë me rastin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, me Bruges (28 tetor 2020) dhe Zenit Shën Petersburg (4 Nëntor 2020)).

Për dështimin për të komunikuar me ASL dhe për izolimin e 3 lojtarëve të tjerë pozitivë (Immobile, Leiva dhe Strakosha) para ndeshjes kundër Torinos (1 nëntor) dhe për përfshirjen në listën e një lojtari pozitiv (Djavan Anderson) në ndeshjen kundër Juventusit (8 nëntor 2020). Prokurori kishte kërkuar 13 muaj pezullim për Lotito dhe 16 për mjekët, plus një gjobë prej 200,000 euro për klubin, por gjykatësit ishin të butë.