RTSH Sport Live

Lady Ronaldo në Montecarlo: vizitë në bokset e Ferrarit

  • 23/05/2021
  • |
  • Gosip
Lady Ronaldo në Montecarlo: vizitë në bokset e Ferrarit
E shoqëruar nga fëmijët, shoqëruesja e sulmuesit të Juves mori pjesë në Grand Prix të Monakos

Me partnerin e saj, Cristianon, të impenjuar në fushën e Bolonjës, Georgina Rodriguez i lejoi vetes një të diel relaksi dhe sporti të shkëlqyer në Montecarlo. E gjithë familja e kampionit të Juve është një tifoz i Ferrarit (CR7 sapo i ka dhënë vetes një Monza SP2) dhe partnerja e tij e bukur e shfrytëzoi rastin për të parë personalisht Grand Prix të Monakos, një nga garat më ekskluzive dhe joshëse në botë.

 Showgirl 27-vjeçare spanjolle ndau disa foto në shoqërinë e fëmijëve, së pari në bordin e jahtit familjar, pastaj direkt nga shtëpia e Cavallino. "Dream team" është mbishkrimi i zgjedhur nga Georgina për të komentuar fotot e postuara në Instagram.

Shoqëruesja e mrekullueshme e kampionit portugez, në formë të shkëlqyer si gjithmonë, tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, duke u dhënë edhe disa mundësi fotografëve.