RTSH Sport Live

Lajme të zeza për sportin nga tërmeti në Turqi

  • 13/02/2023
  • |
  • Të tjera
Lajme të zeza për sportin nga tërmeti në Turqi
Konfirmohen viktimat e ekipeve të moshave të futbollit dhe volejbollit nga Qipro

Tërmetet e ditëve të para të shkurtit, bilanci i të cilëve sa vjen e rëndohet, ka patur viktima të konsiderueshme edhe në radhët e sportit dhe tanimë, teksa pastrohen edhe gërmadhat, po konfirmohen edhe lajmet më të kobshme. Kështu, është konfirmuar humbja e jetës së 3 prej ekipeve volejbolli dhe futbolli të Famagustas, që përfaqësonin shkollat 9-vjeçare dhe të mesme  “Çanbulat Ozgyrluk” dhe Kolegji “Marif” dhe do të merrnin pjesë në turne moshash.

Por gjithçka u ndërpre nga tërmetet katastrofik dhe ekipet e volejbollit të moshës deri në 15 vjeç dhe njëri prej ekipeve të futbollit ka mbetur në rrënojat e hoteleve “Grand Isias Hotel” dhe “Grand Park Hotel” në Adijaman. Totali i këtyre ekipeve të humbur është 35 persona nga të cilët vetëm 7 janë nxjerrë të gjallë, prindër e mësues, teksa 28 kanë humbur jetën.

Po kështu është konfirmuar vdekja e disa lojtarëve dhe lojtarve të volejbollit dhe basketbollit turk, por edhe të futbollit, teksa më së fundit konfirmohet edhe vdekja e 3 lojtarëve. Trupat e tre lojtarëve të ekipit kombëtar iranian të futbollit për persona me aftësi të kufizuara u gjetën nën rrënojat në qytetin e Mallatja. Ata u gjetën të vdekur në hotelin e shembur dhe trupat e tyre u dërguan në Iran për t’u varrosur atje