Lajpsigu fiton për herë të parë Kupën e Gjermanisë, ndërsa në mbrëmjen e së shtunës, në “Olimpiastadion” të Berlinit, ka triumfuar me penallti ndaj Frajburgut, 4-2. Një finale, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar si i gjithë edicioni i Kupës së Gjermanisë. Frajburg ka kaluar në avantazh me anë të Egenstajn në të 19’.
Në pjesën e dytë Lajpsigu ka barazuar me anë të Nkuku në të 76’. Koha shtesë nuk ka dhënë asgjë dhe fati i finales së Kupës së Gjermanisë është ndarë me penallti, ku ka fituar Lajpsigu, 4-2. Madje Lajpsigu ka luajtur me dhjetë futbollistë, sepse në të 57’ ka dalë me karton të kuq Halstenberg.
Tek penalltitë për Lajpsig ka qenë i suksesshëm Nkuku, Orban, Dani Olmo dhe Henrish, kurse për Frajburg ka gabuar Gynter dhe Demiroviç. Përfundimisht Lajpsig fitues i Kupës së Gjermanisë për sezonin 2021-2022.